Policia konfiskon tri vetura në Gjilan
Lexohet për: 1 min.
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës në Gjilan gjatë një kontrolli rutinë bazuar në ligjin e ri të trafikut kanë ndalur në tri raste të veçanta automjete me targa vendore dhe gjatë kontrollit është vërtetuar se vozitësit drejtonin mjetet e tyre edhe pse kishin ndalesë të drejtimit të mjetit si masë mbrojtëse dhe afat të skaduar të regjistrimit. Të njëjtëve iu është shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 eurosh, pesë pikë negative dhe vazhdim i masën së përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat edhe për gjashtë muaj, si dhe konfiskim i mjetit, respektivisht për dy kundërvajtje të mjetit të paregjistruar nga 200 euro.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan inkurajon qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet në komunikacion të njoftojnë stacionin më të afërm të policisë, apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”, e-mail: [email protected] dhe numrat 192, 0385045047001. Të dhënat do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025