Policia kap të miturin me mbi 5 kg marihuanë dhe një pistoletë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Policia kap të miturin me mbi 5 kg marihuanë dhe një pistoletë
Droga
07/03/2026 - 10:11
Linku u kopjua

Një person i dyshuar i moshës së mitur është arrestuar, të cilit sipas njoftimit të Policisë i janë konfiskuar 5 kilogramë substancë narkotike dhe një armë zjarri.

“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, gjatë kontrollës është gjetur dhe konfiskuar një sasi prej 5 kilogram e 61.4 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe një armë zjarri e llojit pistoletë me 6 fishekë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa janë iniciuar rastet penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Hetimet e mëtejme për këtë rast dhe për të dyshuar të tjerë do t’i vazhdojë njësia kompetente për hetimin e trafikimit të narkotikëve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026