G7 finalizoi detajet për një kredi prej 50 miliardë dollarësh për Ukrainën, të mbështetur nga asetet e ngrira ruse, njoftoi Shtëpia e Bardhë të mërkurën.
Daleep Singh, zëvendës-këshilltari i sigurisë kombëtare i presidentit të SHBA-së Joe Biden për ekonominë ndërkombëtare, konfirmoi se marrëveshja është përfunduar me SHBA-në për të dhënë një kredi prej 20 miliardë dollarësh. Pjesa e mbetur do të vijë nga G7, duke përfshirë BE-në, Britaninë e Madhe, Kanadanë dhe Japoninë.
"Si rezultat, Ukraina do të marrë ndihmën që i nevojitet tani pa i ngarkuar taksapaguesit tanë," shtoi Singh.
Shpërndarja do të fillojë deri në fund të vitit, por Singh tha se SHBA shpreson të sigurojë që gjysma e 20 miliardë dollarëve të vijë në formën e ndihmës ushtarake për Ukrainën. Kjo do të kërkonte miratimin e Kongresit përpara mesit të dhjetorit, dhe me ligjvënësit në mes të zgjedhjeve është e paqartë nëse do të ndodhte.Parlamenti Evropian (PE) miratoi të martën një kredi deri në 37.8 miliardë dollarë për Ukrainën. Paketa e ndihmës u miratua me shumicë dërmuese me 518 vota kundër 56, me 61 abstenime. /AA