Policia dhe Prokuroria Speciale riafirmojnë angazhimin për hetimin e masakrave të luftës
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Policia dhe Prokuroria Speciale riafirmojnë angazhimin për hetimin e masakrave të luftës
dsafds
17/07/2026 - 18:16
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka riafirmuar përkushtimin e saj për hetimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës, duke theksuar se autorët e këtyre krimeve duhet të identifikohen dhe të përballen me drejtësinë.

Sipas një komunikate të Policisë së Kosovës, drejtori i Përgjithshëm, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me prokurorin e Prokurorisë Speciale, Ilir Morina, drejtorin e Departamentit të Hetimeve, Agron Nezaj, dhe drejtorin e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, Bashkim Spahiu, vizituan të enjten fshatrat Abri e Epërme dhe Poklek i Vjetër në Drenas, ku gjatë luftës u kryen disa nga masakrat më të rënda ndaj popullsisë civile shqiptare.

Gjatë vizitës, delegacioni institucional u takua me familjarët e viktimave, Imer Deliu dhe Fadil Muqolli, të cilët ndanë dëshmitë e tyre për ngjarjet tragjike. Përfaqësuesit institucionalë shprehën solidaritet me familjet dhe ritheksuan angazhimin për zbardhjen e plotë të këtyre krimeve dhe vënien e përgjegjësve para drejtësisë.

Policia e Kosovës theksoi se do të vazhdojë, në koordinim me Prokurorinë Speciale dhe institucionet e tjera të zbatimit të ligjit, hetimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës, duke trajtuar me seriozitet çdo dëshmi dhe informacion të ri.

Sipas Policisë, ruajtja e kujtesës për viktimat, mbështetja për familjet e tyre dhe vendosja e drejtësisë mbeten obligim institucional dhe moral i Republikës së Kosovës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026