Po sikur Messi të kishte luajtur për Spanjën? Zgjedhja e vështirë e tij
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Po sikur Messi të kishte luajtur për Spanjën? Zgjedhja e vështirë e tij
New Project - 2026-07-19T174048.943
19/07/2026 - 17:40
Linku u kopjua

Para finales së Botërorit mes Argjentinës dhe Spanjës, një nga dilemat më të mëdha në historinë e futbollit është rikthyer në vëmendje:

Lionel Messi mund të kishte veshur fanellën e Spanjës dhe jo atë të Argjentinës.

Kur ishte vetëm 13 vjeç, Messi u transferua në Spanjë për t’u bashkuar me akademinë e Barcelonës, e cila i pagoi edhe trajtimin hormonal që i nevojitej për zhvillimin fizik.

Për shkak të ligjeve spanjolle, ai kishte mundësi të merrte shtetësinë spanjolle dhe të zgjidhte mes dy kombëtareve.

Spanja e kuptoi shumë shpejt talentin e jashtëzakonshëm të Messit dhe tentoi ta bindte të luante për ta.

Trajnerët e ekipeve të të rinjve spanjolle e kërkuan me ngulm, ndërsa bashkëlojtarët e tij te Barcelona si Cesc Fàbregas, Gerard Piqué dhe të tjerë u përpoqën ta afronin drejt “La Roja”-s.

Megjithatë, zemra e Messit ishte gjithmonë me Argjentinën. Që në moshën 13-vjeçare, ai kishte deklaruar se ëndrra e tij ishte të luante për vendin e lindjes.

Federata argjentinase rrezikoi ta humbiste yllin e ri, pasi në fillim nuk e kishte ftuar në ekipet kombëtare të moshave.

Pas ndërhyrjes së trajnerëve dhe babait të tij, Argentina reagoi dhe në vitin 2004 organizoi një miqësore kundër Paraguait për ta aktivizuar Messin dhe për ta lidhur përfundimisht me “Albiceleste”.

Në atë ndeshje, 17-vjeçari Messi hyri si zëvendësues dhe shënoi pas një aksioni individual spektakolar në fitoren 8-0.

Vite më vonë, vetë Messi ka pranuar se ekzistonte mundësia të luante për Spanjën, por dëshira e tij ishte gjithmonë të përfaqësonte Argjentinën.

Sot, në finalen e Botërorit ndaj Spanjës, ky kapitull i historisë e bën përballjen edhe më simbolike: vendi që e rriti si futbollist përballet me vendin që ai zgjodhi ta përfaqësojë përgjithmonë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026