Pjeshkët e Peqinit mbeten pa treg, fermerët: Prodhimi rrezikon të kalbet
Biznes
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pjeshkët e Peqinit mbeten pa treg, fermerët: Prodhimi rrezikon të kalbet
pjeshjkat
25/07/2026 - 13:56
Linku u kopjua

Fermerët në Bashkinë e Peqinit kanë investuar në rreth 700 hektarë të mbjellë me pjeshkë, por këtë vit përballen me vështirësi në shitjen e prodhimit.

Sipas tyre, prodhimi cilësor ka mbetur pothuajse i gjithë pa u shitur, ndërsa pjeshkët po tregtohen me vetëm 20 lekë për kilogram te fermeri.

Fermerët shprehen se situata po ndikon edhe te të rinjtë që janë kthyer nga emigrimi për të investuar në vendin e tyre. Sipas tyre, prodhimi i importit po sfidon prodhimin vendas, duke e bërë edhe më të vështirë gjetjen e tregut, shkruan TCh.

Sipas fermerëve, prodhimi i këtij viti është i bollshëm dhe cilësor, por nëse situata nuk ndryshon, i gjithë prodhimi rrezikon të mbetet në pemë dhe të kalbet.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026