Pjesa e parë: Prishtina në epërsi, pa gola mes Dukagjinit e Malishevës
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen aktualisht në Superligën e Kosovës, të vlefshme këto për xhiron e parë të sezonit të ri 2023/24.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Kampi Nacional” të Hajvalisë, Prishtina po avancon 1:0 ndaj Feronikelit ’74, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm deri tani për skuadrën e Debatik Currit e shënoi Egzon Sinani në minutën e 34’ të ndeshjes.

Ndërkaq, pas 45’ minutave lojë në stadiumin “18 Qershori” të Klinës, Dukagjini po barazon pa gola me skuadrën e Malishevës.

Në fakt, Malisheva arriti ta gjejë golin përmes Altin Aliut, por që iu anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Pjesa e parë:

Prishtina 1:0 Feronikeli ‘74

Dukagjini 0:0 Malisheva

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024