Pjesa e parë: Drita në epërsi, Prishtina në disavantazh kundër Ferizaj
Lexohet për: 1 min.
6-Superliga e Kosoves
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në tre ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në kuadër të Superligës së Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin ndihmës të Gjilanit, skuadra e Dritës po avancon 1:0 si vendase ndaj Dukagjinit, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Ardit Tahiri, i cili kaloi Dritën në epërsi prej 1:0 në minutën e 43’.

Po ashtu, në epërsi të njëjtë 1:0 po kryeson edhe skuadra e Ferizaj, e cila hynë në pushim në epërsi ndaj Prishtinës me golin e shënuar nga Mateo Panadic në minutën e 42’.

Ndërkaq, në përballjen mes KF Llapit dhe Trepçës ’89 ende nuk është gjetur goli, ku dy skuadrat hyjnë drejt zhveshtores duke barazuar 0:0.

Rezultatet e pjesës së parë i gjeni më poshtë.

Drita 1:0 Dukagjini

Ferizaj 1:0 Prishtina

KF Llapi 0:0 Trepça ‘89

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025