Pioli kërkon përforcime në sulm, zbulohet emri i identifikuar nga Milani
Lexohet për: 1 min.
Maldini-Pioli
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, trajneri i Milanit , Stefano Pioli pret përforcime, veçanërisht në sulm ku sulmuesi i Lens, Lois Openda është prioriteti i kuqezinjve.

Milani tashmë po përgatitet për sezonin 2023-24, pasi është kualifikuar në Ligën e Kampionëve për të tretin sezon radhazi.

Sipas gazetës në fjalë, Pioli ka kërkuar përforcim, veçanërisht në sulm. Olivier Giroud ka zgjatur kontratën e tij deri në qershor 2024, por Zlatan Ibrahimovic pritet të largohet ndërsa Ante Rebic dhe Divock Origi janë nxjerrë në shitje.

Sulmuesi i Lens, Openda, thuhet se është prioriteti i Milanit në sulm edhe nëse RB Leipzig dhe Atletico Madrid tashmë kanë kontaktuar me skuadrën e Ligue 1, të cilët kanë një marrëveshje me 23-vjeçarin deri në qershor 2027, përcjellë KosovaPress.

Alvaro Morata (Atletico Madrid), Gianluca Scamacca (Ëest Ham) dhe Marko Arnautovic ( Bologna ) janë gjithashtu të monitoruar nga gjigantët e Serie A, përcjellë KosovaPress.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025