Pezullohet greva e minatorëve, kërkojnë pagesa për shujta dhe rritje të pagave
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Rreth 200 minatorë të Trepçës sot kanë hyrë në grevë, të cilët kërkuan pagesa për shujta, si dhe rritje të pagave.

Megjithatë, pas tetë orëve, në ndërrimin e dytë greva e minatorëve është pezulluar, dhe puna është duke vazhduar normalisht në Trepçë.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka deklaruar për KosovaPress është arritur një marrëveshje e përkohshme mes menaxhmentit dhe minatorëve në lidhje me kërkesat e tyre.

“Ka qenë një pakënaqësi e minatorëve për shujtat dhe ngritjen e pagave, pasi që ishte premtuar një rritje e pagave në mënyrë lineare. Kështu që për shkak të mos realizimit të këtyre kërkesave, sot është protestuar… Greva është mbajtur sot në ndërrimin parë deri në orën 13:00, por është pezulluar. Janë disa kërkesa që duhet të adresohen bordit dhe menaxhmentit, ku është dhënë një afat kohor për realizimin e këtyre kërkesave. Jo, nuk kemi arritur marrëveshje me bordin dhe menaxhmentin, por ne si sindikatë kemi marrë përgjegjësi që do t’i adresojmë këto kërkesa... Nëse nuk përmbushen kërkesat, ne do t’i përkrahim minatorët dhe kërkesat e tyre, sepse janë të arsyeshme dhe kamotshme”, tha ai për KosovaPress.

Nga menaxhmenti nuk janë përgjigjur rreth plotësimit të kërkesave të minatorëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024