Pezullim i rëndë për djalin e yllit të United Jack Fletcher pasi përdori fjalë homofobe
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pezullim i rëndë për djalin e yllit të United Jack Fletcher pasi përdori fjalë homofobe
fletcher
04/03/2026 - 16:16
Linku u kopjua

Jack Fletcher, djali 18-vjeçar i legjendës së Manchester United, Darren Fletcher, është dënuar me gjashtë ndeshje pezullim nga Federata Angleze (FA) pas përdorimit të një fyerjeje homofobike ndaj një kundërshtari.

Ngjarja ndodhi gjatë një ndeshjeje të "EFL Trophy" kundër Barnsley-t, ku Fletcher u ndëshkua me karton të kuq direkt pasi iu drejtua lojtarit tjetër me termin ofendues "gay boy". Përveç pezullimit, talenti i "Djajve të Kuq" është gjobitur me 1,500 paund dhe është urdhëruar të ndjekë një program edukativ të detyrueshëm.

Në mbrojtjen e tij, Fletcher pranoi përdorimin e gjuhës së papërshtatshme, por sqaroi se kjo erdhi si pasojë e provokimeve të vazhdueshme dhe komenteve fyese që kundërshtari kishte bërë për babanë dhe vëllanë e tij binjak, Tyler. Përmes një deklarate, adoleshenti shprehu pendesë të thellë

"Kjo rrëshqitje momentale e karakterit nuk pasqyron absolutisht besimet ose vlerat e mia. Jam vërtet i keqardhur për fjalën offensive që përdora në nxehtësi e sipër." u shpreh ai.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026