Pësoi hemoragji cerebrale, ndërron jetë poeti Agim Doçi
Lexohet për: 1 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Poeti i njohur Agim Doçi ka mbyllur sytë përgjithmonë. Doçi ndodhej prej mëngjesit të së shtunës në reanimacion në Shërbimin e Neurologjisë në QSUT, pasi pësoi hemorragji cerebrale.

Doçi ndërroi jetë në moshën 76-vjeçare. Ai ishte një prej poetëve më të njohur veçmas si krijues i poezive të këngëve shqiptare.

Doçi ka qenë dy herë përfaqësues me tekstet e tij në Eurovizion. Po ashtu, poeti Doçi ka qenë autor i shumë teksteve të këngëve shqiptare dhe fitues i mbi 50 çmimeve.

Poeti dhe tekstshkruesi Doçi ka qenë i pranishëm në shumë festivale të këngës në RTSH, por edhe festivale të tjerë.

Në bashkëpunim me emra të njohur të muzikës shqiptare Agim Doçi ka marrë mjaftë çmime. Shumë krijime të tij kanë mbetur hite dhe janë në arkivin e RTSH dhe muzikës shqiptare. /rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024