Setet e filmave dhe lokacionet e xhirimeve kanë frymëzuar udhëtarët për vite me radhë, duke i bërë ata të udhëtojnë nëpër botë në kërkim të asaj rruge specifike, asaj lagjeje apo atij peizazhi që ka bërë breza të tërë të ëndërrojnë.
Kuoni.co.uk analizoi pothuajse 3500 destinacione xhirimesh me synimin për të zbuluar vendin që pret numrin më të madh të vendndodhjeve, duke hartuar renditje të ndryshme.
San Francisko, qendra tregtare, financiare dhe kulturore e Kalifornisë Veriore në Shtetet e Bashkuara renditet e pesta. Stilet e ndryshme arkitekturore që e dallojnë qytetin dhe peizazhet e tij kanë qenë shpesh protagonistë të së shumë filmave.
Paris, Francë: 99 filma të xhiruar
New York: 319 filma të xhiruar
New York, qyteti më i populluar në Amerikë, renditet i treti në këtë renditje. New York është një nga qytetet më të rëndësishme për ekonominë kombëtare dhe shpesh është zgjedhur si vend për shumë filma.
Londra, zë vendin e dytë në këtë renditje. Ajo konsiderohet një destinacion i përsosur për kineastët në të gjithë botën, falë arkitekturës së saj karakteristike.
Los Angeles: 543 filma të xhiruar