Pesë persona ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votuesve në Graçanicë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Pesë persona ndalohen për cenim të vullnetit të lirë të votuesve në Graçanicë
Zgjedhjet-2019-Qyteti-dhe-Votimet-26
Foto Ilustruese
19/05/2026 - 17:57
Linku u kopjua

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, bën të ditur se duke vepruar sipas detyrës zyrtare dhe pas raportimeve në media lidhur me deklarimet e Ministrit Nenad Rashiq për kërcënimin e votuesve në komunën e Graçanicës, janë ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme hetimore.

Sipas njoftimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar pesë persona, shtetas të Republikës së Kosovës, të nacionalitetit serb, pasi që të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’, nga neni 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Lidhur me këtë rast, janë siguruar deklarata dhe prova të mjaftueshme, mbi bazën e të cilave dyshohet se personat e ndaluar janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që ndërlidhen me veprën e lartcekur”, thuhet në njoftim.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor, garantimin e ushtrimit të lirë të së drejtës së votës dhe respektimin e rendit kushtetues ligjor në Republikën e Kosovës.

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, dje nw njw intervistw pwr KosovaPress ka akuzuar Listën Serbe dhe strukturat politike të lidhura me presidentin serb Aleksandër Vuçiq për presion sistematik ndaj serbëve të Kosovës në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Rashiq, i cili është edhe kryetar i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, thotë se klima politike në komunitetin serb është rënduar ndjeshëm dhe se, sipas tij, po përdoren metoda të frikësimit psikologjik, institucional dhe fizik për të siguruar mbështetje politike për Listën Serbe.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026