Përgjatë viteve, Liga e Kampionëve ofruar ndeshje spektakolare dhe përmbysje të paimagjinueshme të rezultateve.
Gara më e preferuar e Evropës ka qenë prej kohësh një turne ku fati i skuadrave ka ndryshuar brenda pak minutash dhe historia ka shënuar një numër mjaftë të madh të ndeshjeve me rikthime të jashtëzakonshme në rezultat, përcjellë KosovaPress.
5. Ajax 5-3 Real Madrid - 2019
Ajaxi tashmë kishte befasuar shumë në fazën e grupeve të sezonit 2018-19 duke barazuar në shtëpi dhe në udhëtim kundër Bayern Munich.
Por ata bënë një nga rikthimet më të mëdha në historinë e fundit kundër skuadrës më të suksesshme të Evropës, pasi Hakim Ziyech shënoi në fillim të ndeshjes përpara se David Neres të realizonte golin tjetër dhe konkretizimin e rikthimit të madh.
Më pas erdhi goli i Dusan Tadic përpara se Lasse Schone të përfundonte natën me një gol nga goditja e dënimit në këndin e sipërm dhe duke e vendosur rezultatin 4-1 pasi paraprakisht pë Real Madridin kishte shënuar Marco Asensio.
Disa javë pas triumfit të tyre kundër “Los Blancos”, skuadra e Erik ten Hag u gjend vetëm 90 minuta larg finales.
Klubi nga Amsterdami krijoi një epërsi prej 1-0 në Holandë pas një paraqitje mbresëlënëse kundër Tottenhamit në Londër,
Por në atë që ishte me të vërtetë një nga pjesët e dyta më të forta në historinë e Ligës së Kampionëve, sulmuesi i “Spurs”, Lucas Moura shënoi në minutat 55 dhe 59 për të rikthyer ekuilibrin në fushë.
Djemtë e Mauricio Pochettinos u përballën me rezistencë të ashpër nga portieri i Ajax-it, Andre Onana, derisa Moura shënoi sërish në minutën e gjashtë shtesë për të vulosur hat-trikun e tij, siguruar fitoren dhe një vend në finalen e madhe.
Goli i Kostas Manolas shkaktoi skena euforie në fitoren e Romës në çerekfinale kundër Barcelonës në vitin 2018.
Pak njerëz i dhanë Romës shpresën për të mposhtur Barcelonën në çerekfinalen e tyre në sezonin 2017-18 – dhe ky numër do të ishte zvogëluar edhe më tej pas humbjes së tyre 4-1 në “Camp Nou”.
Kur Daniele De Rossi shënoi nga pika e bardhë pas pushimit, turma e egër vendase në kryeqytetin italian mori jetë.
Nivelet e adrenalinës arritën në kulm në minutën e 82-të, kur mbrojtësi grek Kostas Manolas shënoi golin e tretë të Romës, duke i dhënë skuadrës së Serie A një triumf ikonik pas golave ??si mysafirë.
Fitoret mbresëlënëse kundër Bayern Munich dhe Portos i kishin dhënë Liverpool-it një përballje gjysmëfinale me Barcelonën në maj të vitit 2019.
Por “Merseysiders” ishin jashtë ritmit në ndeshjen e parë në “Camp Nou”, me një dygolësh të Lionel Messit që orkestroi një fitore 3-0 për mikpritësit katalanas.
Divock Origi dhe Georginio Ëijnaldum siguruan një fitore 4-0 për djemtë e Jurgen Klopp, duke ia shkaktuar gjigantit katalanas një dëshpërim të madh.
1. Paris-Saint Germain 5-6 Barcelona — 2017
Skuadra e La Ligës humbi 4-0 pas ndeshjes së parë të 1/16-tës me Paris Saint-Germain-in, pasi u mposht në kryeqytetin francez.
Një epërsi 2-0 në pjesën e parë u kishte dhënë katalanasve në “Camp Nou” shpresa të vogla për një kthesë të madhe, por ndërsa ndeshja po shkonte drejt fundit, duheshin edhe dy gola të tjerë.