Pesë anëtarë të rinj të KS të OKB-së me mandat dy vjeçar nga 2023
Lexohet për: 1 min.
thumbs_b_c_4c6aaa274b0872ed1f952815aee11cb6
2 vite më parë
Linku u kopjua

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara zgjodhi sot Ekuadorin, Japoninë, Maltën, Mozambikun dhe Zvicrën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për një mandat dyvjeçar që fillon më 1 janar 2023.

Të pesë vendet konkurruan pa kundërshtime për një vend në organin 15-anëtarësh përgjegjës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Ata do të zëvendësojnë Indinë, Irlandën, Kenianë, Meksikën dhe Norvegjinë.

Për të siguruar përfaqësimin gjeografik, vendet u ndahen grupeve rajonale.

Edhe nëse kandidatët konkurrojnë pa opozitë në grupin e tyre, ata duhet të marrin përsëri mbështetjen e më shumë se dy të tretave të votave në Asamblenë e Përgjithshme.

Ekuadori mori 190 vota, Japonia 184, Malta 185, Mozambiku 192 dhe Zvicra 187.

Këshilli i Sigurimit është i vetmi organ i OKB-së që mund të merr vendime ligjërisht të detyrueshme, të tilla si vendosja e sanksioneve dhe miratimi i përdorimit të forcës. Ajo ka pesë anëtarë të përhershëm me të drejtë vetoje: Shtetet e Bashkuara, Britania e Madhe, Franca, Kina dhe Rusia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025