Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë në dy shkolla në komunën e Shtimes
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Përurohen investimet në efiçiencë të energjisë në dy shkolla në komunën e Shtimes
eficienca 1234
08/05/2026 - 19:02
Linku u kopjua

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, vizitoi shkollën “Naim Frashëri” në Shtime dhe atë “Hasan Prishtina” në fshatin Godanc të kësaj komune, për të përuruar investimet për efiçiencë të energjisë.

 Me këtë rast, kryeministri në detyrë Kurti tha se këto investime janë tejet të rëndësishme, duke përmendur se në kuadër të investimeve në efiçiencë të energjisë janë renovuar mbi 120 ndërtesa publike në të gjithë vendin, kryesisht shkolla dhe objekte shëndetësore.

 “Efiçienca e energjisë njëmend tingëllon si një term teknik. Por në shkollë, ajo kuptohet shumë thjesht: klasa më të ngrohta në dimër, ndriçim më i mirë, ajër më i pastër, më pak humbje, më shumë përqendrim dhe më shumë dinjitet për nxënësit dhe mësimdhënësit. Kjo është politika publike kur shihet nga afër në klasë, në bibliotekë, në laborator të shkollës ku nxënësi mëson në kushte shumë më të përshtatshme”, tha kryeministri në detyrë Kurti.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026