Persona të panjohur ndezin mbeturina natën në Kodrën e Trimave
Lexohet për: 1 min.
450013076_887858933365556_7145725855580951929_n
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Djegia e mbeturinave gjatë natës po iu shkakton probleme banorëve të Kodrës së Trimave në kryeqytet, madje ata janë të detyruar edhe të largojnë fëmijët e tyre nga kopshti.

Persona të panjohur sipas banorëve çdo natë djegin mbeturina që i hedhin gjatë ditës.

Një banore e lagjes, në kushte anonime ka thënë për KosovaPress se që një javë radhazi persona të panjohur çdo natë në ora 21:00 ndezin mbeturinat që i hedhin gjatë ditës.

Për shkak të këtij ajri të ndotur dhe erës së keqe, tri familje në këtë lagje janë detyruar që të largojnë fëmijët e tyre nga kopshti, ka bërë të ditur ajo.

Ajo ka konfirmuar se është lajmëruar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë vizituar vendin e ngjarjes, por të njëjtit nuk kanë ndërmarrë masa.

Banorja kërkon nga institucionet që të ndërmarrin masa rreth këtij problemi shqetësues.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025