Përplasja e madhe ndalon Formula 1 në Monako
Lexohet për: 2 min.
FOrmula 1
7 muaj më parë
Linku u kopjua

Çmimi i Madh i Monakos Formula 1 u ndal gjatë xhiros së hapjes pas një aksidenti në të cilin u përfshin pilotët Sergio Perez dhe Kevin Magnussen.

Shoku i skuadrës së Magnussen në Haas, Nico Hulkenberg, gjithashtu u kap nga përplasja, por të tre shoferët shpëtuan pa u lënduar.

Perez, i cili ishte i 16-ti në garë, u përplas në mur pasi rrota e përparme e majtë e Magnussen preku me pjesën e pasme të djathtë të Red Bull të meksikanit.

Makina e Red Bull u shkatërrua nga përplasja, me të gjitha katër rrotat, përveç njërës që u hoqën nga automjeti.

Magnussen tha pas përfundimit të garës se ai kishte pritur që Perez të linte një gjerësi të makinës.

"Nga këndvështrimi im isha atje dhe u shtrëngova në mur", th ai për Sky Sports.

Ndërsa Hulkenberg tha se ishte një aksident tipik garash në një xhiro.

“Dy shoferë që të dy nuk donin të shpëtonin dhe nuk dhanë hapësirë të mjaftueshme në një pistë të ngushtë si Monaco, dhe unë isha viktima e pafat atje."

Ndryshe, piloti i Ferrarit Charles Leclerc fitoi garën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025