Ylli kosovar, Xherdan Shaqiri, nuk la gjurmë të mëdha në aventurën e tij me skuadrën franceze, Lyon.
Sulmuesi i Zvicrës iu bashkua skuadrës franceze nga Liverpooli verën e kaluar për një tarifë që besohet të jetë rreth 6 milionë euro.
Në total, Shaqiri luajti vetëm 16 ndeshje në të gjitha garat për Lyon, duke shënuar vetëm dy gola.
Kosovari 30-vjeçar sigurisht që nuk ishte në më të mirën e tij në Francë, por ai ishte në gjendje të prodhonte një nga momentet më qesharake të parë kudo në Evropë gjatë sezonit 2021/22.
Shaqiri luajti 90 minuta të plota në “Parc Olympique Lyonnais” dhe ai pa-dashje u bë viral pasi humbi një rast të lehtë në pjesën e dytë.
Shaqiri nuk ishte në gjendje të konvertonte me gol nga një distancë e afërt, pasi u gjet nga një harkim i Lucas Paquetas.
Ish-ylli i Stoke Cityt dhe Liverpoolit nuk ishte në gjendje të kapte të dyja duart në shtyllë dhe si rezultat u fut në rrjetë në një mënyrë mjaft komike.
Videon në fjalë e gjeni më poshtë.