Rio Ferdinand izolohet në Dubai
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Rio Ferdinand izolohet në Dubai
Rio Ferdinand
03/03/2026 - 14:17
Linku u kopjua

Edhe ish ylli i Manchester United, Rio Ferdinand, është duke e përjetuar luftën.

Rio dhe Kate Ferdinand janë bllokuar në Dubai mes një serie sulmesh të forta me raketa nga Irani.

“Ka qenë një javë ndryshe për mua, s’do të gënjej,” tha Ferdinand në episodin më të fundit të emisionit të tij të futbollit, Rio Ferdinand Presents. “Së pari, jam në gjendje shumë të mirë këtë mëngjes pasi e gjithë familja bëri një stërvitje. Pak si në kohën e Covid-it, e gjithë familja po bën gjëra që zakonisht nuk do t’i bënim së bashku.

“Duhet të jem i sinqertë, ka qenë pak situatë e frikshme, por në të njëjtën kohë, çuditërisht jam ndier shumë i sigurt dhe i mbrojtur. Studioja ime është bërë bunkeri im.” - ka thënë anglezi

Para tre ditësh Amerika e sulmoi zyrtarisht Iranin, në bashkëpunim me Izraelin dhe shteti i pretenduar islamik po iu përgjigjet duke i sulmuar caqet dhe bazat amerikane.

Këto ngjarje kanë trazuar Lindjen e Mesme por edhe botën mbarë ngase pasojat kanë filluar të ndihen në çdo cep të botës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026