Përmbysje dramatike në Miami: Orlando City ia prish festën Messit në ndeshjen e tij të 100-të
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Përmbysje dramatike në Miami: Orlando City ia prish festën Messit në ndeshjen e tij të 100-të
Lionel Messi
03/05/2026 - 16:19
Linku u kopjua

Lionel Messi shënoi në ndeshjen e tij të 100-të me Inter Miamin, por kjo nuk mjaftoi që skuadra e tij të shmangte humbjen tronditëse 4-3 ndaj Orlando City-t.

Ndonëse Miami krijoi një avantazh të hershëm prej 3-0 me golat e Ian Fray, Telasco Segovia dhe një goditje brilante të Messit në minutën e 33-të, Orlando u përgjigj me një rikthim spektakolar duke shënuar katër gola radhazi.

Heroi i mysafirëve ishte argjentinasi Martin Ojeda, i cili realizoi tregolësh, ndërsa Tyrese Spicer vulosi përmbysjen në minutat shtesë të ndeshjes.

Kjo ishte humbja e dytë e sezonit për "Herons", të cilët mbeten ende në kërkim të fitores së parë në stadiumin e tyre të ri, Nu Stadium.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026