Përleshje me thikë në Prishtinë, tre persona përfundojnë në mbajtje
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Përleshje me thikë në Prishtinë, tre persona përfundojnë në mbajtje
Policia e Kosoves - automjeti - arkiv - ilustrim
03/05/2026 - 10:55
Linku u kopjua

Një përleshje fizike është raportuar në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku tre persona kanë sulmuar njëri-tjetrin duke përdorur mjete të forta dhe një thikë.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 18:30, pas një mosmarrëveshjeje ndërmjet tyre, ku nga tre të dyshuarit, njëri prej tyre ishte i mitur.

Policia ka bërë të ditur se mjetet e përdorura janë konfiskuar në cilësi të provave materiale, ndërsa të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor për lëndimet e pësuara.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, tre personat e dyshuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026