Përleshje e armatosur në një lokal në Prishtinë, dy të plagosur
Siguri
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Përleshje e armatosur në një lokal në Prishtinë, dy të plagosur
Foto Ilustruese
Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në rrugën “Ferid Curri” në Prishtinë, ku disa persona janë përleshur mes vete në një lokal, ndërsa janë përdorur edhe armë zjarri.
Ngjarja është raportuar rreth orës 02:32, ku si pasojë e të shtënave me armë, dy persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas Policisë, të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri që dyshohet se janë përdorur gjatë incidentit.
Lidhur me rastin, një i dyshuar është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.