Zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje: S’ka të lënduar, po hetohen shkaqet e ngjarjes
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zjarri në Prishtinë, Policia jep detaje: S’ka të lënduar, po hetohen shkaqet e ngjarjes
viber_image_2026-07-01_07-50-54-881
01/07/2026 - 11:08
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me zjarrin që përfshiu mëngjesin e së mërkurës kontejnerët në rrugën "Sylejman Vokshi" në Prishtinë, si pasojë e të cilit u dëmtuan edhe dy vetura.

Sipas Policisë, rreth orës 06:00 të mëngjesit është raportuar zjarr në rrugën "Sylejman Vokshi" në Prishtinë.

“Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore dhe ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

Nga informacionet fillestare nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa si pasojë e flakëve janë dëmtuar dy vetura, transmeton KosovaPress.

Policia ka njoftuar se hetuesit janë duke zhvilluar veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026