Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KGJK-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Zgjidhen dy anëtarët e rinj të KGJK-së
kgjk 060726
06/07/2026 - 10:07
Linku u kopjua

Me 10 vota për, janë zgjedhur të hënën dy anëtarë të ri të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Vendin e zëvendëskryesueses së KGJK-së Arjeta Sadikut dhe gjyqtarit Fidan Hoxha, do ta zë Alban Maxhuni, gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë- dega Vushtrri dhe Valentina Sopjani gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Në mbledhjen e KGJK-së, kryesuesi Rrustem Thaçi bëri të ditur se mandati i anëtarëve të rinj do të filloj nga data 8 korrik, ndërsa do përfundojë më 7 korrik 2031.

“Me vota unanime certifikohet rezultati zgjedhor për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve të Gjykatave Themelore, Komerciale Dhomave të Shkallës së Parë dhe Gjykatave Administrative. Alban Maxhuni gjyqtarë mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Mitrovicë dega Vushtrri, Valentina Sopjani gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Mandati i anëtarëve fillon nga data 8 korrik 2026, ndërsa përfundon më datë 7 korrik 2031. Vendimi hyn në fuqi me datë 6 korrik”, tha Thaçi.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026