Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Bruksel, i ndërmjetësuar nga shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.
Deklaratë për media ka mbajtur shefi i Politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell.
Ai ka konfirmuar se në takimin që ka pasur kryeministri Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq ka pasur pajtueshmëri për marrëveshjen e planit evropian.
Megjithatë, siç ka specifikuar ai, pritet që gjatë marsit, të ketë edhe një takim tjetër, i cili do të finalizonte zbatimin e kësaj marrëveshjeje.
”Palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre sa i përket zbatimit të saj. Kemi një storje të gjatë të marrëveshjes që nuk është realizuar ende, dhe palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre që ta vazhdojnë zbatimin e saj”, ka thënë mes tjerash Borrell.