Rreth 200 mijë familje kanë përfituar nga masa për subvencionimin e energjisë elektrike për sezonin e dimrit, ndërsa konsiderohet se gjatë kësaj periudhe janë kursyer rreth 88 milionë euro. E subvencionimi i energjisë elektrike do të vazhdojë edhe në të ardhmen, porse për familjet në nevojë.
Kështu u bë e ditur në konferencën e përbashkët të ministrit të financave, Hekuran Muratit dhe ambasadorit të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog me rastin e përmbylljes së subvencionimit të energjisë elektrike për qytetarët që e kanë kursyer atë.
Sipas tij, ka pasur një vetëdijësim të hatashëm të qytetarëve për kursimin e energjisë elektrike, gjë që siç tha ai, ka rezultuar që të ketë përfitues të gjithanshëm.
“Fondet kanë qenë të pamjaftueshme sepse kanë mbuluar në numër të caktuar të familjeve, ndërsa me mbështetjen e BE-së do të mund të mbulojmë më shumë”, tha Murati.
“Kanë qenë diku 200 mijë familje që kanë përfituar, disa muaj pak më shumë e disa më pak, dhe kanë qenë të kursyera shumë e shumë kilovatë energji elektrike, të cilat nuk i kemi importuar. Kemi llogaritur se po të mbahej konstant konsumi sikurse vitin paraprak, do të figuronte import shtesë prej 88 milionë euro”, tha ai.
Subvencionimi i energjisë elektrike për muajt dhjetor, janar, shkurt dhe mars është mbuluar nga fondet e Bashkimit Evropian, për çka ambasadori ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, tha se mbështetja ka ariut deri në 50 milionë euro/
Ndërkaq ministri Murati foli edhe për vendimin e Gjykatës për pagesën e rrymës për veriun, për çka tha se “kjo pyetje do të duhej që t’i bëhej ZRRE-së”.
Kujtojmë se subvencionimi i energjisë elektrike për muajt shtator, tetor, nëntor kanë është bërë nga Qeveria e Kosovës, ndërsa për muajt dhjetor, janar, shkurt dhe mars është mbuluar nga fondet e Bashkimit Evropian.