Është mbajtur seanca gjyqësore ndaj serbit Marko Dantiq, i akuzuar për sulm ndaj KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023. Prokuroria ka rekomanduar qe të njëjtit për dy vepra penale t'i shqiptohet dënim prej dy vitesh burgim efektiv dhe gjashtë muaj të cilat mund të zëvendësohen me nëntë mijë euro gjobë.
Në seancë gjyqësore, gjyqtari Valon Kurtaj tha se është arritur një marrëveshje mes prokurorisë dhe të pandehurit për pranimin e fajësisë për dy vepra penale.
Për dy vepra penale, ai i ka rekomanduar gjykatës dy vjet burgim dhe gjashtë muaj burgim apo 9 mijë euro gjobë.
"I pandehuri në këtë marrëveshje ka hyrë me vullnet të lirë dhe pas konsultimit të mjaftueshëm me avokatin e tij kemi arritur marrëveshjen për pranimin fajësisë për këto dy vepra penale, e që për veprën penale 'sulm ndaj personit zyrtar e kryer në bashkëkryerje' kemi rekomanduar që t'i shqiptohet dënim me burg efektiv prej dy vitesh ku në kuadër të këtij dënimi do t'i llogaritet edhe koha e paraburgimit nga data 15.11.2024. Ndërsa për veprën tjetër penale për pjesëmarrje në turmë është kryer vepër penale dhe huliganizëm, t'i shqiptohet dënim me burg prej gjashtë muajsh me mundësi zëvendësimi me gjobë me shumën prej 9 mijë euro", tha prokurori special.Palët janë pajtuar që i dënuari për veprën penale për "pjesëmarrjen në turmë dhe huliganizëm" ta paguajë gjobën prej nëntë mijë euro.
Të paktën 25 ushtarë të misionit paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, kishin mbetur të plagosur si pasojë e përleshjeve me qytetarët serbë në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës.
https://kosovapress.com/%e2%80%8bnato-denon-sulmet-ndaj-kfor-it-te-papranueshme