Përfundon rrethi në hyrje të Prishtinës nga Gjilani
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Përfundon rrethi në hyrje të Prishtinës nga Gjilani
Rrethii
27/06/2026 - 22:19
Linku u kopjua

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë të ditur se ka përfunduar ndërtimi i rrethit në hyrje të kryeqytetit nga drejtimi i Gjilanit, duke theksuar se projekti ishte përgjegjësi e Qeverisë Qendrore, pasi i përket rrugës magjistrale.

Sipas Ramës, Komuna e Prishtinës vendosi ta realizojë projektin për shkak të mungesës së veprimit nga niveli qendror.

"Ky rreth është përgjegjësi e Qeverisë Qendrore, sepse i takon rrugës magjistrale. Por meqë tash e gjashtë vjet kjo qeveri është marrë me përralla e ofendime e jo me punë, ne si Kryeqytet e kemi kryer vetë këtë projekt, që me lehtësu trafikun dhe qasjen për qytetarët e Prishtinës, e sidomos atyre që vijnë nga Gjilani", ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka bërë të ditur se rrethi do të lehtësojë qarkullimin në një nga hyrjet më të frekuentuara të kryeqytetit, ndërsa ka paralajmëruar edhe projekte të tjera infrastrukturore.

Sipas tij, në ditët në vijim do të hapet për qarkullim edhe "Rruga A", ndërsa shumë shpejt pritet të nisin punimet për projektin e "Penetrimit të Veternikut".


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026