Përfundon raundi i tretë i negociatave Ukrainë-Rusi
Lexohet për: 1 min.
y43y43y43
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar raundi i tretë i negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë, me “hapa të vogla pozitive” në kuadër të korridoreve humanitare”, sipas Reuters.

Vendosja e korridoreve që do të mundësonin popullatën që të largohej nga qytetet e prekura nga lufta ka qenë e vështirë ditët e fundit, me raportime që thonë se Rusia po i bombardon ato.

Ndërkohë, ditën e enjte, në Turqi, do të zhvillohet një takim mes ministrit të Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe homologut të tij ukrainas, Dmytro Kulebo.

Sipas OKB, 406 civilë janë vrarë dhe 801 të tjerë janë plagosur që nga nisja e pushtimit rus në Ukrainë, në 24 shkurt. OKB pranon se shifrat e sakta me shumë mundësi janë “më të larta”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024