Përfundoi operacioni i shpëtimit në Novi Sad, 14 të vdekur dhe tre të plagosur
Lajme
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq njoftoi se operacioni i shpëtimit në Novi Sad ka përfunduar dhe se numri përfundimtar zyrtar i të vdekurve në stacionin hekurudhor është 14, ndërsa tre janë të lënduar.

"Aksioni i shpëtimit në Novi Sad ka përfunduar. Bilanci përfundimtar i aksidentit është 14 të vdekur dhe tre të lënduar", tha ministri Daçiq, njofton MPB.

Në Novi Sad, streha prej betoni e Stacionit Hekurudhor u rrëzua nga ndërtesa dje para dite dhe ra mbi njerëzit.

Qeveria e Serbisë e ka shpallur të shtunën, 2 nëntorin, ditë zie për aksidentin, ndërsa zia në Novi Sad do të zgjasë tre ditë./BETA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024