Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong merr pjesë në kualifikimet për Kampionatin Evropian
Lexohet për: 1 min.
ping-pong
2 vite më parë
Linku u kopjua

Përfaqësuesja e Kosovës në pingpong do të marr pjesë në fazën e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian për Senior që do të mbahen në Bullgari nga data 31 mars deri më 2 prill për kategorinë e meshkujve dhe nga data 1 deri më 3 prill në Bosnje dhe Hercegovinë për kategorinë e femrave.

Në kategorinë e meshkujve Kosova do të përfaqësohet nga Kreshnik Mahmuti, Fatih Karabaxhaku, Blend Hajdari, Dardan Imami (trajner) dhe Besnik Behluli (udhëheqës i delegacionit) dhe do të garoj në grupin C ku do të ndeshet me Norvegjinë, Latvinë, Islandën dhe Bullgarinë, transmeton KosovaPress.

Ndërsa në kategorinë e femrave Kosova do të përfaqësohet nga Linda Zeqiri, Alma Mehmeti, Shega Hashani, Jeton Azizi (trajner) dhe Ridvan Hashani (udhëheqës i delegacionit) ku do të ndeshet me Izraelin, Bosnje dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Qipron dhe Ishujt Faroe.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024