Foda publikon listën për miqësoret: Mungon kapiteni Rrahmani dhe Rashica
Tjera
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Foda publikon listën për miqësoret: Mungon kapiteni Rrahmani dhe Rashica
Foda
25/05/2026 - 15:16
Linku u kopjua

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka bërë publike listën e lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore ndërkombëtare që "Dardanët" do t'i zhvillojnë në fund të majit dhe fillim të qershorit.

Në këtë grumbullim, bie në sy menjëherë një mungesë shumë e madhe për ekipin kombëtar: kapiteni i skuadrës, Amir Rrahmani, nuk është përfshirë nga tekniku Foda as në listën bazë dhe as në atë të zgjeruar, po ashtu edhe sulmuesi Rashica mungon në këtë list.

Kosova do të zbresë fillimisht në fushë më 31 maj, ku do të përballet me Çekinë në "epet ARENA" në Pragë, me fillim nga ora 16:00. Më pas, "Dardanët" do të kthehen në shtëpi për të pritur Andorrën më 7 qershor në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë, sfidë që do të nisë në orën 20:00.

Përgatitjet do të nisin zyrtarisht më 27 maj, ku trajneri Franco Foda do të mbajë edhe një konferencë për media në orën 15:30 në hotel Emerald.

Më poshtë e gjeni listën e plotë të lojtarëve të ftuar për këto dy përballje:

May be an image of soccer, football and text that says 'FFK INTERNATIONAL FRIENDLIES KOSOVA S Q A D PORTIERE ARJANET MURIC AMIRSAIPI AMIR SAIPI VISAR BEKAJ MBROJTES MERGIM VOJVODA LUMBARDH DELLOVA ILIR KRASNIQI RON RAÇI ALBIAN ALBIANHAJDARI HAJDARI ANDI HOTI DION GALLAPENI MESFUSHORE/SULM SULMUES ERMAL KRASNIQI BATON ZABERGJA DARDAN SHABANHAXHAJ VESEL DEMAKU VELDIN HOXHA ELVIS REXHBEÇAJ LINDON EMERLLAHU LEON AVDULLAHU EDON ZHEGROVA MUHARREM JASHARI VALMIR MATOSHI BERSANT CELINA ALBION RRAHMANI RILIND NIVOKAZI FISNIK ASLLANI PERZGJEDHES FRANCO FODA TEB ENTURE ANP PARERAS FFK KOSOVA. FFK-KDSOVA.COM COM'

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026