Përdorën telefonin gjatë ngasjes, policia shqipton mbi 300 gjoba
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Përdorën telefonin gjatë ngasjes, policia shqipton mbi 300 gjoba
Gjobat policia
Foto Ilustruese
15/06/2026 - 17:47
Linku u kopjua

Me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimit të aksidenteve me pasoja të rënda, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka intensifikuar aktivitetet policore në terren, duke zbatuar planin operativ “Përdorimi i telefonit”.

Sipas njoftimit, ky plan është realizuar në periudhën 10 qershor 2026 deri me 14 qershor 2026 dhe ka qenë i fokusuar në identifikimin e drejtuesve të mjeteve që përdorin telefonin gjatë ngasjes, veprim i cili paraqet rrezik të konsiderueshëm për sigurinë në komunikacion.

“Gjatë zbatimit të planit, policia ka ndërmarrë masa preventive dhe ligjore ndaj kundërvajtësve. Si rezultat i këtyre aktiviteteve të realizuara, janë shqiptuar 306 gjoba trafiku, ndërsa 44 patentë shoferi janë marr si masë mbrojtëse, në përputhje me legjislacionin në fuqi”, njofton policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë do të vazhdojë me aktivitete të ngjashme preventive dhe operative, me synim ngritjen e nivelit të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, veçanërisht atyre me pasoja fatale.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin përdorimin e telefonit gjatë ngasjes dhe të kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026