Për herë të parë në Kardiologji, kryhet një rast me defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Klinikën e Kardiologjisë të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), për herë të parë është bërë mbyllja perkutane e defektit interatrial në zemër, nën mbikëqyrjen e profesor Eustaquio Maria Onorato, me asistim edhe nga stafi i Klinikës së Anesteziologjisë.

Përmes një njoftimi për media është bërë e ditur se kjo procedurë mjekësore përdoret për të mbyllur një defekt në murin që ndan dy atriumet e zemrës (defekt interatrial).

Në vend që të kryhet një operacion i hapur në zemër, kjo procedurë realizohet përmes kateterëve të futur nëpër enët e gjakut, zakonisht nga këmbët, dhe të drejtuar deri te zemra.

"Kjo procedurë është minimale invazive  ka një periudhë më të shkurtër rikuperimi, krahasuar me operacionin e hapur. Për të kryer një procedurë të tillë mjekësore, pacientët deri  tani janë referuar për trajtim jashtë institucioneve publike shëndetësore", thuhet në njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024