Portieri legjendar i Meksikës, Guillermo Ochoa, ka njoftuar pensionimin nga futbolli profesionist, duke mbyllur një karrierë që zgjati më shumë se dy dekada.
41-vjeçari e konfirmoi vendimin të martën në rrjetet sociale, pak ditë pas paraqitjes së tij në Kupën e Botës së gjashtë në karrierë.
Ochoa, i cili festoi 41-vjetorin javën e kaluar, kishte deklaruar më herët se Botërori 2026 do të ishte turneu i tij i fundit, edhe pse kishte spekulime se mund të firmoste me një klub të ri.
Ai u përzgjodh në listën e Meksikës për gjashtë Kupa Bote, një numër që e ndan vetëm me ikonat Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi.Karriera e tij nisi në shkurt të vitit 2004 me Club America, ku kaloi shtatë sezone para se të transferohej te Ajaccio në Francë në vitin 2011, duke u bërë portieri i parë i lindur në Meksikë që luajti në Europë. Më pas luajti edhe në Spanjë me Malaga dhe Granada, në Belgjikë, Itali, Portugali dhe Qipro.
Në postimin e tij lamtumirës, Ochoa falënderoi familjen dhe tifozët: