Paraguai ka shpallur të martën festë kombëtare për të kremtuar fitoren historike ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës, sukses që i siguroi kombëtares kualifikimin në fazën e 1/8 së finales. Vendimi u mor nga presidenti Santiago Peña, i cili e cilësoi triumfin si një moment që tejkalon sportin dhe përfaqëson identitetin e popullit paraguaian.
Paraguai eliminoi katër herë kampionët e botës pasi triumfoi 4:3 në ekzekutimin e penalltive, pas barazimit 1:1 në kohën e rregullt dhe vazhdimet. Ky rezultat konsiderohet si një nga befasitë më të mëdha në historinë e Kupës së Botës.
Në tekstin e dekretit thuhet se fitorja e Paraguait shkon përtej sportit dhe se “Qeveria nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj kësaj arritjeje të jashtëzakonshme”, duke theksuar se është e nevojshme të krijohen kushtet që qytetarët të mblidhen dhe të festojnë këtë ditë historike.
Paraguai bëhet kështu vendi i dytë i Amerikës së Jugut që shpall festë kombëtare pas një fitoreje befasuese ndaj Gjermanisë në këtë Kupë Bote. Javën e kaluar, edhe Ekuadori shpalli pushim kombëtar pasi mposhti Gjermaninë me rezultat 2:1 në fazën e grupeve dhe siguroi kalimin në fazën eliminatore.