Pengoi dhe lëndoi policin, arrestohet një person në Ferizaj
4-Fourth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Pengoi dhe lëndoi policin, arrestohet një person në Ferizaj
Policia-1-1-1
09/03/2026 - 08:49
Linku u kopjua

Një person është arrestuar në fshatin Bibaj të Ferizajt, të dielën në mesditë, pasi dyshohet se ka penguar një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, incidenti ndodhi kur i dyshuari nuk i është ndalur urdhrit të zyrtarit policor.

Gjatë tentimit për t’u larguar, ai dyshohet se ka lënduar pjesëtarin e forcave të rendit, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari, pas intervistimit, është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është duke u hetuar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026