Është përmbyllur projekti PedaKos, i cili fokus kishte edukimin në fëmijërinë e hershme në Kosovë. Ky projekt ka nisur të implementohet nga viti 2018 dhe është mbështetur nga Agjencia Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe zbatuar nga Volantari nel Mundo RTM me mbështetjen e Ambasadës së Italisë në Kosovë.
Koordinatorja e projektit "Pedakos", Anna Toldo tha se gjatë këtij projekti janë mbajtur 100 orë trajnime.Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci tha se për qeverinë është prioritet edukimi në fëmijërinë e hershme, për çka kanë punuar edhe në ndryshimet legjislative.
"Edukimi në moshën e fëmijërisë së hershme është një nga prioritetet e qeverisë tonë, në më pak se dy vite qeverisje e kemi reflektuar edhe në përmirësimin e legjislacionit, besoj që shumë shpejt do të kalojë edhe në lexim të dytë Ligji për Edukim të Hershëm", ka thënë ajo.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonella De Riu ka folur për rëndësinë e këtij projekti.
"Lidhja ndërmjet të gjitha shtëpive dhe komuniterteve, vazhdimësia dhe sensi i një identiteti të përbashkët është trashëgëmia që Pedikos ju jep", ka thënë ambasadori.
"Secili fëmijë është qytetar ka të drejta dhe çdo fëmijë është i ndryshëm, dhe kjo e bën punën tonë më të vështirë. Është në dorën tonë që të njohim çdo fëmijë dhe jo ta bëjmë programin e njëjtë për 50 vjet", tha ai.