Komuna e Skenderajt mohon akuzat e ministres Haxhiu
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Komuna-e-Skenderajt
1 ditë më parë
Linku u kopjua

Përfaqësues të Komunës së Skenderajt, kanë mohuar akuzat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut, e cila e ka akuzuar nënkryetarin e kësaj komune se ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit, Albin Kurti.

Derisa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Sami Lushtaku me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skenderajt, e ka pre rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin, zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku ka thënë KosovaPress-it se gjithçka çka ka thënë ministrja është e pavërtetë.

“Besoj shtabi zgjedhor i degës së PDK-së do të dal së shpejti me një reagim, por gjithçka është e pavërtetë”.

Përndryshe, LVV ka mbajtur mbrëmë tubim elektoral në Skenderaj, aty pranë disa qytetarë kanë hedhur mjete piroteknike, derisa kanë ndërhyrë zyrtarët policorë.

https://kosovapress.com/%e2%80%8bhaxhiu-akuzon-lushtakun-personalisht-ka-tentuar-te-sulmoje-eskorten-e-kurtit

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025