Bashkëpunimi Italian në mbështetje të edukimit parashkollorë në Kosovë.
Në vazhden e realizimit të aktivitetit për rikualifikimin e hapësirave në kopshtet e fëmijëve, fal Projektit PEDAKOS është peruruar Atelie në kopshtin e ri “Albiona Asllani” në Shtime.Ndërhyrja në këtë kopsht u bë edhe më madhështor pasi objektit të ri të kopshtit ju shtua Atelieja e cila e kompleton ofrimin e shërbimit edukativ të këtij insitucioni dhe u jep mundësi edukatoreve të punojnë me qasje dhe metoda të reja të cilat fëmijëve ju ofrojnë rritje, edukim dhe zhvillim më cilësor dhe më të sigurt.
Pas fjalimeve komplementuese dhe falenderuese nga përfaqësuesesit e institucioneve dhe organizates implmentuese që ishin të pranishëm, stafi i kopshtit, gjëgjësisht edukatoret refereues të projektit Projektit PEDAKOS u zotuan dhe deklaruan që do të bëjnë gjithë të munduren që të ofrojnë punë sa më profesionale për fëmijë duke u frymëzuar në Qasjen Reggio Emilia sipas mësimeve të marra nga trajnimet dhe eksperiencat e ofruara nga PERDAKOS-i. Pra edukatoret ishin ato më të ngazëllyerat dhe që siguruan që do ta implementojnë këtë qasje të re kaq të njohur, dhe që paisjet e ofruara nga ky projekt dhe Atelie në përgjithësi do të përdoren me grupet e fëmijëve të këtij kopshti për të arritur qellimin që ka kjo Atelie, të ofrojnë fëmijëve mundësi të ekperimentojnë me materiale recikluese të ndryshme dhe të shumta, të punojnë me ngjyra dhe letra të ndryshme me cilat u paisen, e sidomos të vëjnë në përvoja femijet me mjetet digjitale si aparat fotografik, tabelë me dritë, mikroskop, kompjuter etj.Cermonija ka përfunduar me një koktej rasti dhe recitimet e fëmijëve. Se fundi për fëmijët ishte momenti më intserant kur ata filluan ta hulumtojnë Atelien dhe të marrin në duart e tyre instrumentet e reja dhe ti provojnë ato.
Kjo ndërhyrje u mundësua në kuadër të Projektit PEDAKOS, financuar nga Qeveria Italiane nëpërmjet Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe realizuar nga shoqata italiane Volontari nel Mondo RTM me mbështetjen e Ambasades Italiane në Prishtinë.