BKT Kosova është nderuar për herë të katërt me çmimin prestigjioz “Banka e Vitit 2024 në Kosovë” nga revista prestigjioze financiare ndërkombëtare The Banker.
BKT Kosova ka vazhduar ta përforcoj pozicionin e saj si një nga institucionet lidere financiare në tregun finaciar të Kosovës. Rritja dhe inovacioni i vazhdueshëm, përkushtimi ndaj transformimit digjital, shërbimet e përsosura ndaj klientit si dhe praktikat e qëndrueshme bankare, kanë nxitur suksesin e saj i cili rezultoi edhe në arritjet e vlerësimeve më të larta.
“Me fokus të lartë në transformimin digjital dhe rritjen e qëndrueshme, kemi vendosur prioritet zhvillimin e zgjidhjeve digjitale dhe përqafimin e praktikave bankare miqësore ndaj mjedisit. Zhvillimet e fundit në produktet dhe shërbimet e bankës si dhe në përvojën e klientit janë krijuar për të ofruar shërbime më të shpejta, më të përshtatshme dhe më miqësore ndaj mjedisit. Ndërsa vazhdojmë të përshtatemi me objektivat e zhvillimit në vend, mbetemi të përkushtuar për të formësuar të ardhmen e bankingut për klientët dhe komunitetin tonë.”
"The Banker vlerëson përkushtimin e vazhdueshëm të BKT Kosova për të përmirësuar tutje shërbimet e saj digjitale dhe për të ofruar në vazhdimësi shërbime sa më të mira për klientët e saj, gjithmonë duke investuar në zhvillime të reja të cilat ndikojnë drejt një ekonomie më të gjelbër," tha Silvia Pavoni, kryeredaktore e The Banker.