Peci: Vetëvendosje i ka votat për ta formuar e vetme qeverinë, rezultati është fantastik
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Peci: Vetëvendosje i ka votat për ta formuar e vetme qeverinë, rezultati është fantastik
Foto Arkiv
Bashkëkryetari i Partisë Guxo, Faton Peci ka deklaruar se koalicioni i udhëhequr nga Albin Kurti i ka votat e mjaftueshme për ta formuar i vetëm qeverinë e ardhshme.
Ai tha se pjesëmarrja në zgjedhje është rreth 44 për qind në nivel vendi, ndërsa mbetet të shihen edhe votat që do të vijnë nga mërgata.
“44 është në nivel vendi. Të shohim tash numrin e votave nga mërgata që vijnë. Në bazë të të gjitha projeksioneve, koalicioni Vetëvendosje i ka të gjitha votat e mjaftueshme për ta krijuar vetë qeverinë e radhës. Jam i bindur që vendi nuk do të shkojë në zgjedhje dhe përfundimisht mendoj që në skenën politike do të duhet t’i rikthehemi racionalitetit dhe leximit të rezultatit zgjedhor. Prapë koalicioni Vetëvendosje dhe Albin Kurti e ka fituar besimin e qytetarëve për të qenë kryeministër i vendit. Rezultati është fantastik, shumë i bukur”, u shpreh Peci.
Ai gjithashtu ftoi qytetarët që t’i bashkohen festës së paralajmëruar për sonte në orën 23:00, ku i pranishëm pritet të jetë edhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.
LVV së bashku me koalicionin e saj parazgjedhor ka fituar 292,219 vota ose 43,04% në bazë rezultateve preliminare.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.