Peach: Veprimet e Qeverisë së Kosovës, të pamatura
Lexohet për: 1 min.
Kurti Peach
1 vit më parë
Linku u kopjua

I dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka vlerësuar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’i dërguar kryetarët e zgjedhur në objektet komunale në veri është i pamatur. Sipas tij, ky vendim ka pasur pasoja shumë të dëmshme.

Deklarata e lordit Peach është publikuar nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë.

Aty bëhet e ditur se përveç kryeministrit Albin Kurti, Peach ka takuar edhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, KFOR-in dhe ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai ka deklaruar se vizita e tij në Kosovë vjen në një kohë serioze.

“Në takimet me qeverinë kam dhënë një mesazh shumë të qartë: veprimi i Qeverisë së Kosovës për të instaluar kryetarët e komunave në ndërtesat komunale me forcë, ka qenë i pamatur dhe ka pasur pasoja të dëmshme. Është e nevojshme që të gjitha palët të de-përshkallëzojnë situatën tani”, ka thënë emisari britanik.

Emisari britanik është takuar mbrëmë me kryeministrin Albin Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024