PDK: Të dorëhiqet narkotrafikanti i VV-së, të nisin menjëherë hetimet
Lexohet për: 2 min.
retkoceri-150823
1 vit më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike në Prishtinë ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të këshilltarit komunal të Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci i cili u arrestua nga Policia e Shtetit në Tiranë në kuadër të operacionit antidrogë. Sipas shefit të asamblistëve të PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, droga e shpërndarë nga Mujeci e ka prejardhjen në Serbi.

Në një konferencë për media ka thënë se caktimi i Mujecit aksionar në ndërmarrjen publike Stacioni i Autobusëve nuk është i rastësishëm.

"Ky lloj i drogës i shpërndarë nga narkotrafikanti i Vetëvendosjes, Besnik Mujeci, prejardhjen e saj e ka në Serbi. Pra këta e kanë marrë drogën në Serbi dhe e kanë sjellë në Kosovë për ta dërguar në Shqipëri. Prandaj. PDK në Prishtinë, kërkon urgjentisht nga organet e rendit në Republikën e Kosovës që të nisin hetimet e menjëhershme për aferën droga në të cilën është përfshirë asambleisti i Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

Lajmi i plotë është në sistemin me parapagim.

Këshilltari komunal i Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci, është pjesë e një grupi prej pesë personash të arrestuar nga Policia e Shtetit në Tiranë në kuadër të operacionit antridrogë “Punisher 2”.

Mujeci së bashku me personat e tjerë të arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri” në Tiranë së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11 300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Përpos Mujecit, janë arrestuar edhe Mithat Ramadani 30 vjeç, Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, Daniel Avdija 26 vjeç.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025