PDK shënon rritje në Skenderaj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Skenderajjjjjj
12 orë më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdon të mbajë vendin e parë në Komunën e Skenderajt, duke konfirmuar dominimin e saj edhe në zgjedhjet e vitit 2025. Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), pas numërimit të 91për qind të votave, PDK ka fituar 76.02 për qind të votave, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, kur kjo parti kishte marrë 14,634 vota ose 70.94 për qind.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje nga 20.03% të votave të fituara në vitin 2021, në këto zgjedhje sipas rezultateve preliminare ka marr 12.20 për qind.

Rënie ka shënuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), e cila në vitin 2021 kishte marrë 2.79% të votave, ndërsa në vitin 2025 ka arritur vetëm 1.89%.

Një rritje interesante është shënuar nga koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismës Socialdemokrate. Në vitin 2021, AAK kishte fituar 1.71% të votave, ndërsa tani, AAK - ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS - NISMA - Nisma Socialdemokrate, Konservatorët, Intelektualët në koalicion, kanë arritur të sigurojnë 5.57%, duke trefishuar mbështetjen e tyre në këtë komunë.

Rezultatet tregojnë se Komuna e Skenderaj, mbetet një bastion i fortë i PDK-së.

Sipas të dhënave të publikuara nga faqja zyrtare e KQZ-së, këto janë të dhënat më të fundit të përditësuara deri në ora 11:07 me një proces ku janë numëruar 91.55% të votave.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025