Podujeva bëhet me urgjencë të re mjekësore
Shëndetësi
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Nga data 2 dhjetor, qytetarët e Komunës së Podujevës dhe më gjerë do të kenë mundësi të marrin shërbime shëndetësore në urgjencën mjekësore "Doha", projekt ky i cili u inaugurua sot në vlerë rreth 1.7 milionë euro, prej të cilave Komuna ka participuar me 600 mijë, ndërsa organizata Qatar Charity 1.1 milion.

Urgjenca mjekësore "Doha", me sipërfaqe 1 mijë e 600 metër katrorë, u vlerësua si një projekt me rëndësi madhore, e cila do të ketë ndikim në përmirësimin e shërbimeve për pacientët.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se kjo urgjencë do të shërbejë jo vetëm për qytetin, por edhe për rajonin e veçanërisht bashkatdhetarët nga Lugina e Preshevës.

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se qytetarët tash e tutje mund të gëzojnë shërbimet shëndetësore.

Ambasadori i Katarit në Tiranë dhe Prishtinë, Jaber Ali Adouseri u shpreh se ky projekt pasqyron raportet e mira ndërmjet dy shteteve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024