PDK pranon takimin me LVV-në për të premten në orën 09:00
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
PDK pranon takimin me LVV-në për të premten në orën 09:00
Pas ftesës së Lëvizjes Vetëvendosje për partitë parlamentare në funksion të krijimit të institucioneve të reja, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se PDK-ja është e gatshme të zhvillojë takimin të premten në orën 09:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Pas mbledhjes mbi dy orëshe të Kryesisë së PDK-së, Hamza tha se duke pasur parasysh kompleksitetin e situatës politike, takimet për formimin e institucioneve duhet të zhvillohen me seriozitet dhe përgjegjësi.
“Datat e propozuara ka qenë sot, ora 17:00, dhe janë datat nesër në ora 8:00, në ora 9:00, ose ora 18:00. Sigurisht se unë do të sillem në mënyrë të përgjegjshme, në mënyrë institucionale, nuk jam kundër që të ketë takime, mirëpo para se me folë për pozitat, e kam thënë dhe e ripërsëris, është tepër e rëndësishme prioritetet. Vizioni për të ardhmen, programi, adresimi i sfidave të cilat i ka Kosova. Nëse nuk ka dakordim për këto, nuk është qëllimi i Partisë Demokratike të Kosovës t’i ketë një numër të caktuar të ministrive, ta ketë një kryetar të Kuvendit, apo presidentin, apo çfarëdo qoftë…. Unë e, ja, ja ktheva shkresën, që Partia Demokratike e Kosovës është e gatshme me u taku nesër në ora 9:00 në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, tha ai.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.