PDK: Mosemërimi i anëtarit tonë të dytë në KQZ, cenim i kushtetueshmërisë
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
PDK: Mosemërimi i anëtarit tonë të dytë në KQZ, cenim i kushtetueshmërisë
Gjoshi 1234
24/03/2026 - 14:46
Linku u kopjua

Cenim të kushtetueshmërisë po e vlerëson Partia Demokratike e Kosovës mosemërimin e anëtarit të dytë të tyre në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, në një konferencë për media të martën kritikoi presidenten Vjosa Osmani, siç tha, për shkelje në këtë proces.

“Mosemërimi i përfaqësuesit të dytë të PDK-së në KQZ është kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. Opozita po përjashtohet nga roli i saj në administrimin e zgjedhjeve dhe mosbarazi ne KQZ”, tha ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të sqaruar çështjen e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhor. Dilema kushtetuese, sipas kabinetit të presidentes Osmani, është pasi e njëjta ka pranuar më shumë propozime nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvend sesa parashikohet me Kushtetutë.

Sipas burimeve të KosovaPressit, Lëvizja Vetëvendosje, si partia më e madhe në vend me mbi 51 për qind në zgjedhjet e fundit, ka propozuar tre anëtarë në KQZ. Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka dalë e dyta në zgjedhje, ka propozuar dy anëtarë në KQZ, ndërkaq dy partitë e tjera shqiptare, LDK dhe AAK, kanë propozuar nga një anëtar, sikurse edhe partitë nga komunitetet jo shumicë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026